Raketat ruse goditën një numër të madh objektivash brenda Ukrainës që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa forcat ruse janë futur tashmë nga disa drejtime në territorin ukrainas.
People fleeing Kyiv formed long lines of traffic on Thursday, hours after Russian troops invaded Ukraine https://t.co/O8xk7WTm0W pic.twitter.com/kXfwkRPJTh
— Bloomberg Quicktake (@Quicktake) February 24, 2022
Lexo edhe: LIVE/ Luftë në Europë, Rusia sulmon Ukrainën. Bomba edhe mbi civilët, viktima dhe shkatërrim
Ka raportime për futjen e tankeve nga Krimea, nga rajoni i Belgorodit në drejtim të Kharkivit si edhe nga territori i Bjellorusisë.
#Россия, которая уже несколько дней ведет пропаганду о том, что она не будет вести войну против #Украины, начала свои атаки сегодня рано утром, нацелившись на гражданское население в #Харькове, #Сумах, #Одессе, #Чернигове и #Житомире. pic.twitter.com/5qk3Ry5MD5
— Clash Report (@clashreport) February 24, 2022
Në një reagim të fundit, ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmitry Kuleba tha se ushtria po përballet me agresionin rus dhe është pozicionuar mirë, ndërsa ushtria raporton se kanë rrëzuar shtatë avionë ruse në lindje të vendit.
https://www.youtube.com/watch?v=BlywGRXC1B0&ab_channel=OdessaONLINE
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për radhë të gjata makinash që duan të ikin nga Kievi, ndërkohë që ka raportime ende të pakonfirmuara se tanket ruse gjenden shumë pranë qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.
Brovary, Kyiv Oblast
2 Russian missiles landed in the city. #Ukraine ?? pic.twitter.com/A4n6vzu8Jr— Aleph א (@no_itsmyturn) February 24, 2022
AFP ka publikuar pamjet nga një sulm i Rusisë në një kompleks banesash civile pranë Kharkivit ku duket se ka edhe të vdekur.
BREAKING: Another explosion and rising smoke in Kyiv. @dwnews #Ukraine pic.twitter.com/Je5EHy7dXZ
— Fanny Facsar (@FannyFacsar) February 24, 2022
Nga pamjet që duken LIVE nga Kievi duke se situata është e qetë aty, me pak makina dhe njerëz që qarkullojnë në rrugë. /abcnews.al