NDIQENI LIVE/ “Hëna e Kuqe”, të gjithë sytë nga qielli, çfarë do të ndodhë pas mesnate?

schedule22:48 - 15 Maj, 2022

schedule 22:48 - 15 Maj, 2022

Hëna po përgatitet për tu “veshur me të kuqe.” Natën me 15 dhe 16 majit do të ketë eklipsin e saj të plotë, të ashtuquajturin  “Hëna e Kuqe”.

Fenomeni do të jetë i dukshëm edhe nga Italia, por vetëm për pjesën e parë.  Kulmi, për fat të keq do të jetë në agim, kur Hëna perëndon dhe për rrjedhojë nuk do të jetë e vëzhgueshme.

Unioni Italian i Astrofilëve (Uai) organizon një aktivitet në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Astrofizikës (Inaf) i cili fillon në orën 21:00 të së dielës (15 maj), të cilin e transmetojmë drejtpërdrejt.

Eklipsi mund të shihet vetëm me një kusht, që të hiqni dorë nga gjumi.

Ngjarja transmetohet drejtpërdrejt nga Projekti i Teleskopit Virtual, me imazhe nga Roma dhe Amerika, duke filluar nga ora 03.32 me orën italiane.

Gjatë procesit hëna merr ngjyrën karakteristike që i jep emrin fenomenit: kjo për faktin se në atë moment atmosfera e tokës drejton pjesën e kuqe të spektrit elektromagnetik drejt satelitit.

Kur Hëna të jetë plotësisht brenda konit të hijes, faza totale do të fillojë, në orën 05:29 me orën italiane, e cila do të arrijë maksimumin në orën 06:11.

Eklipsi i plotë do të jetë i dukshëm me sy të lirë, edhe pa ndihmën e dylbive apo teleskopit. Viti 2022 do të na ofrojë edhe një eklips të dytë, më 8 nëntor./abcnews.al/