Ndikonin te gjyqtarë e prokurorë në këmbim të parave, arrestohet polici e avokati

schedule18:44 - 10 Korrik, 2018

schedule 18:44 - 10 Korrik, 2018

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka ekzekutuar 2 urdhër ndalimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për: – Inspektor Haki Dyli, 60 vjeç, punonjës policie me detyre trupë shërbimi në Sigurinë e godinës së Gjykatës Durrës; – Devis Qana, 40 vjeç, Avokat, pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.

Ndalimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm, ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Pas një hetimi me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme.

Të dy këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u premtonin palëve në proces hetimi dhe gjykimi favorizim përmes ndikimit me forma anti-ligjore.

Në këmbim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë, ata kërkonin shpërblime monetare që varionin deri në 2.000 euro. Hetimet po vijojnë për të zbardhur të tjera detaje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!