Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndikimi i Dodik në garën elektorale në Bosnje/ Shala: Në 2028, do vendoset në krye të Republikës SRPSKA

schedule17:29 - 24 Nëntor, 2025

schedule 17:29 - 24 Nëntor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Srpska janë fituara nga Sinisha Karan. Ai njihet si aleati i ngushtë i Milorad Dodikut, vlerësimin për të cilin nuk e fshehu ne asnjë moment. Madje gjatë tubimit përmbyllës të fushatës, krah tij ishte edhe Dodik, i cili deklaroj se përpjekjet për shkëputjen e republikës Sërpska do të vazhdojnë.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha për ‘Ballkan Update’ se Doddik është mashë e Moskës zyrtare dhe se në vitin 2028 do të jetë viti i ndryshimeve në Ballkanin Perëndimor. Shala tha se Vuçiç do të lërë skenën politike, ndërsa Dodik do të rikthehet në drejtimin e republikës Srpska.

“Dodik ishte përjashtuar të ushtronte funksionet e tij, por vendimi i Gjykatës la një zbrazëti. Vendim sa për makiazh, por Dodik përmes tërheqjes taktike arriti të kupotjë që djegia e tij nuk mund të bëhet duke qëndruar afër Vuçiç. Bëri tërheqjen taktike në bazë të vendimit duke bërë që djali i tij mund të menaxhojë përmes partisë. Është vetëm një mandat një vjeçar pasi vitin e ardhshëm do të kemi të tjera zgjedhje dhe mbetet për tu parë nëse do kandidojë djali i tij.

2028 do të jetë viti i ndryshimeve në Ballkanin Perëndimor, Vuçiç nuk do të jetë më në skenën politike të Beogradit dhe Dodik do të përmirësojë marrëdhëniet. Dodik do të rikthehet në drejtimin e republikës Srpska. Dodik është mashë e Moskës zyrtare dhe për ta fuqizuar duhet një partner strategjik. “  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!