Ndihmuan pakistanezët për të kaluar kufirin, arrestohen dy të rinj

schedule10:38 - 16 Qershor, 2018

schedule 10:38 - 16 Qershor, 2018

Policia e Fierit ka ndaluar dy të rinj të cilët dyshohet se kalonin në mënyrë të paligjshme klandestinë në pikën kufitare të Kakavijës.

Në operacionin “Premtimi” u arrestuan Shahe Koko, 23 vjeç dhe Hamdi Seferi, 18 vjeç.

Dy të ndaluarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndihmuar 4 shtetas pakistanezë të kalonin në mënyrë të paligjshmë kufirin nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijes.

Transportimi i shtetasve të huaj bëhej kundrejt shumës 1200 euro për person dhe destinacioni i tyre ishte Italia./abcnews.al