Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndihmuan në zmbrapsjen e forcave ruse, Ukraina u jep çmime ushtarëve në Moschun

schedule08:46 - 23 Prill, 2022

schedule 08:46 - 23 Prill, 2022

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov ka nderuar ushtarët në Moschun, një fshat në veri të Kievit që luajti një rol të rëndësishëm në zmbrapsjen e forcave ruse, sipas CNN.

Në një postim në Facebook, Reznikov tha: “Unë u takova me ushtarët në rajonin e Kievit në Moschun të shkatërruar plotësisht. Këtu pushtuesit përdorën të gjitha armët e mundshme, përfshirë raketat dhe avionët”.

Ai tha se fshati ishte në listën e  vendbanimeve që forcat ruse duhej të merrnin në kontroll për të arritur në Kiev.

“Falë ushtarëve tanë, falë banorëve të guximshëm të fshatit, ata u mposhtën,” tha Reznikov, “Vrasësit dhe grabitësit pësuan humbje të mëdha, pushtuesit u detyruan të largoheshin për në Bjellorusi”.

Forcat ukrainase në Moschunt, Irpin dhe Bucha, janë kryesisht përgjegjëse për bllokimin e rusëve, të cilët po përpiqeshin të përparonin drejt Kievit përtej lumit Irpin. Kjo është arsyeja pse Bucha, Irpin dhe Moschun kanë qënë në sulmin e vazhdueshëm të  forcave ruse për javë të tëra. Si rezultat, këto janë vendet më të shkatërruara.

Përveç goditjeve të panumërta në Moschun, forcat ruse u përpoqën gjithashtu të pushtonin fshatin përmes sulmeve tokësore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!