Ndihmuan Dumanin e plagosur, shoqërohen 2 mjekë dhe një infermier

schedule21:37 - 30 Mars, 2022

schedule 21:37 - 30 Mars, 2022

Mbrëmjen e së mërkurës janë shoqëruar dy mjekë dhe një infermier në Fier. Shoqërimi i mjekëve dhe infermierit erdhi pasi ata dyshohet se ndihmuan Nuredin Dumanin.

Kujtojmë që Nuredin Dumani u gjet i plagosur mbrëmjen e së martës në një apartament në Fier. Shoqërimi i mjekëve erdhi pasi ata nuk kallëzuar në polici se ku fshihej Dumani. Shoqërimi i mjekëve dhe infermierit u bë pas këqyrjes së kamerave të zonës.

Nuredin Dumani u plagos gjatë një përplasjeje me armë në Papër të Elbasanit, dhe më pas arrestimi i tij u bë në Fier, pas një telefonate në numrin pa pagesë të Policisë së Shtetit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!