Ndihmoi Ervis Martinajn, pas agjentit të “Operacionales”, pritet arrestimi i një tjetër efektivi nga RENEA

schedule10:52 - 24 Gusht, 2022

schedule 10:52 - 24 Gusht, 2022

Një efektiv i Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit u arrestua, pasi akuzohet se ka ndihmuar dhe transportuar të shumëkërkuarinn e drejtësisë shqiptare, Ervin Martinajn. Në pranga është vënë Jeton Lami, 28 vjeç. Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar Martinajn.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se pritet të arrestohet edhe një efektiv tjetër i repartit RENEA. Po ashtu edhe ky i fundit, dyshohet se ka ndihmuar Martinajn.

Lexo edhe: Si u bë Ervis Martinaj ndër më të kërkuarit e policisë, dëshmia e Nuredin Dumanit që zbuloi “Boss-in”: 500 mijë euro për të hequr Doklen

Ervis Martinaj është një nga emrat më të lakuar të drejtësisë në Shqipëri. Prej disa javësh ai rezulton i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Ishin familjarët që denoncuan në polici zhdukjen e tij.

Hetimet nisën pas kallëzimit të Faik Martinaj, xhaxhait të 40-vjeçarit të shumëkërkuar, i cili denoncoi humbjen e kontakteve me nipin dhe ngriti dyshime se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe për shkak të përplasjeve që ka me grupe kriminale që kanë interes ta eliminojnë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!