Ndihmoi bosin italian të drogës, karabinierët arrestojnë mësuesen

schedule11:32 - 13 Prill, 2023

schedule 11:32 - 13 Prill, 2023

Italia ka arrestuar mëngjesin e sotëm mësuesen Laura Bonafede, e cila kishte ndihmuar kreun mafioz Matteo Messina Denaro. Ajo akuzohet për ndihmë dhe nxitje, si dhe prokurim të moszbatimit të dënimeve të rënduara me metodën mafioze, sipas mediave të vendit.

Mësuesja 56-vjeçare e shkollës fillore, është vajza e bosit historik të Campobello di Mazara, aleatit të Denaros dhe pjesë e rrjetit të njerëzve që mbronin bosin mafioz gjatë fshehjes së tij.

Ajo u pikas në një supermarket dhe u dallua nga kamerat e sigurisë dy ditë para arrestimit të bosit mafioz, pasi bënte pazare për të nga frika se ai mund të infektohej nga Covid dhe nuk mund të dilte jashtë.

Laura Bonafede e cila kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë sentimentale, mbrojti të arratisurin që nga viti 1997, kur Matteo jetonte ende i fshehur me të atin, Don Ciccio Messina Denaro.

Ajo është njëkohësisht gruaja e vrasësit Salvatore Gentile, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm për dy vrasje të kryera me urdhër të Messina Denaros. I gjithë operacioni u zhvillua pas polemikave që shpërthyen pas përhapjes së lajmeve të para për marrëdhënien me bosin mafioz.

Mësuesja u dyshua si strumbullari rreth të cilit rrotullohej e gjithë periudha e arratisjes së kumbarit. Ajo i siguronte nevojat e përditshme bosit të mafies, i cili ishte shtruar në një spital në një provincë për problemet me shëndetin.

Para saj u arrestua kushëriri i saj Andrea, topografi që huazoi identitetin e përdorur nga shefi për t’iu nënshtruar trajtimit të kancerit, kushëriri tjetër, i quajtur gjithashtu Andrea, punonjësi i bashkisë që bleu qindra receta mjekësore për Messina Denaron. Një familje e tërë e përkushtuar për kujdesin dhe mbrojtjen e shefit.

Kumbari i mafies siçiliane u arrestua më 16 janar. Policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!