Ka qenë telefoni i Redjan Rrajës, që ka çuar në identifikimin e 29-vjeçarit Ariol Halilaj. Ky i fundit është arrestuar ditën e sotme, si një nga bashkëpunëtorët kryesorë të autorëve në atentatin ndaj makinës së prokurorir Arjan Ndoj.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se Halilaj është mbajtur nën vëzhgim për disa muaj me radhë që pas arrestimit të Redjan RrajËs. Ne telefonin e Rrajës janë gjetur biseda të shumta të tij me Halilajn.
LEXO EDHE: Bashkëpunëtori kryesor, kush ishte roli i 29-vjeçarit në atentatin ndaj prokurorit Ndoj
Ditën e sotme ai është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, duke e akuzuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.
Pak orë pas mesditës është bërë verifikimi dhe vënia e masës së sigurisë, ndërsa pak orë pas vendosjes së kësaj mase sigurie është bërë edhe arrestimi i tij.
Mbi 29-vjeçarin rëndon akuza e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”. /abcnews.al