Ndihmësi Uellsit “tërbon” trajnerin Mourinho: Nuk ka kuptim, jam i shqetësuar

schedule16:42 - 6 Nëntor, 2020

schedule 16:42 - 6 Nëntor, 2020

Sulmuesi i Tottenham, Gareth Bale, është rikthyer sërish tek Uellsi pas mungesës në ndeshjet e muajit të kaluar. Paradoksi qëndron se në kombëtare ai do të gjejë si ndihmëstrajner Albert Stuivenberg, i cili punon njëkohësisht dhe për Arsenalin.

Kujtojmë që trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, vazhdon të jetë i arrestuar për shkak të akuzave ndaj veprimeve që ai ka bërë të dashurës së tij dhe si pasojë ai nuk do të jetë në stol në ndeshjet e radhës. Do të jenë Robert Page dhe ndihmësi i Mikel Artetës, ata që do të drejtojnë Uellsin dhe pikërisht kësaj i druhet dhe Jose Mourinho.

“Fakti që një nga trajnerët punon dhe tek Arsenali më shqetëson disi. Sinqerisht nuk ndihem aspak rehat. Kombëtaret duhet të kenë trajnerë që punojnë vetëm për ta dhe jo trajnerë që punojnë në të njëjtën kohë dhe për klube të tjera.

Bale është një lojtar që kërkon siguri, pasi ka kaluar jo pak probleme në të kaluarën. Ai dhe ne po punojmë shumë që të rikthehet në formën e tij më të mirë dhe shpresoj që kjo punë të mos shkojë dëm. Ata duhet të menaxhojnë periudhën e tij të rikuperimit”, deklaron Jose Mourinho. /abcnews.al