Ndihmësi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka shpëtuar një atentati. Zelensky ka premtuar përgjigje të fortë pasi ndihmësit e tij i lartë i mbijetoi një përpjekje të dukshme vrasjeje.
Makina e Serhiy Shefir u godit me breshëri plumbash kur ai u largua nga shtëpia e tij në jug të kryeqytetit Kiev të mërkurën në mëngjes. Nuk dihet se kush ka qëlluar, por Zelensky tha se mund të ketë qenë një sulm i huaj apo i brendshëm. Kremlini ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje ruse.
Duke përshkruar momentin kur plumbat goditën automjetin e tij, Shefir tha “duhej të shpejtonim pak, ishte e frikshme”. Ai vlerësoi shoferin e tij, i cili tha se arriti të vazhdonte të lëvizte, ndërsa makina qëllohej. /abcnews.al