‘’Ndihmë Shakira, po më godasin’’, këngëtarja ndërpret xhirimet për të ndihmuar gazetarin që po rrihej nga policia

schedule22:24 - 22 Shtator, 2022

schedule 22:24 - 22 Shtator, 2022

Shakira, teksa xhironte videoklipin e saj të ri të titulluar “Monotonia” me këngëtarin portorikan, Ozuna, u detyrua të ndërpresë xhirimet për shkak të një incidenti të paparashikuar. Dy këngëtarët ndodheshin në Katalonjë dhe qindra fansa ishin mbledhur për të parë teksa ata po xhironin klipin e ri.

Skenat e videoklipit kishin nisur të xhiroheshin brenda një supermarketi, ndërsa vazhduan deri në agim në qendër të vendit. Sipas informacioneve, në një moment filluan të dëgjohen disa britma dhe këngëtarja kolumbiane ka ndërprerë xhirimet duke u përpjekur të kuptojë se çfarë po ndodhte saktësisht.

Më konkretisht, një gazetar kolumbian, i cili në atë kohë u arrestua nga policia që ruante qendrën e qytetit, u dëgjua duke bërtitur: “ Unë jam gazetar! Ndihmë! Ata po më godasin! Shakira!”, ka thënë gazetari. Sipas një tjetër gazetari dëshmitar, ai u soll në mënyrë sfiduese.

“Ai kishte një qëndrim arrogant. Kur i kërkuan dokumentet, ai rezistoi. Ishte një luftë e tmerrshme. Shakira i pa të gjitha.” Ylli kolumbian ndërpreu xhirimet me shpresën se gjërat do të qetësoheshin dhe situata do të ishte nën kontroll.

/abcnews.al