Ndihmë në kohë të vështira, holandezi kthehet të shpëtojë Schalken

schedule18:35 - 19 Janar, 2021

schedule 18:35 - 19 Janar, 2021

Schalke në këtë sezon po përjeton një nga periudhat më të vështira të historisë së klubit. Forma e skuadrës është si mos më keq dhe rrezikohet seriozisht rënia nga Bundesliga (renditen ne vendin e 18) për herë pas 30 vitesh në elitën e futbollit gjerman.

Për të shpëtuar duhen gola dhe në ndihmë ka ardhur një ish-sulmues. Klaas-Jan Huntelaar është afrimi i fundit i klubit të njohur. Ditën e sotme holandezi është bashkuar me klubin gjerman, ku ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit.

https://twitter.com/GazpromFootball/status/1351582903466123264

37-vjeçari kthehet te Schalke, pas një aventure prej 3 sezonesh e gjysmë te Ajax. Huntelar para se të bashkohej me holandezët në vitin 2017 kishte luajtur për 7 sezone te Schalke, ku bëri shumë mirë dhe u bë një nga më të mirët e historisë së klubit. /abcnews.al