Ndihma ushtarake çeke për Ukrainën arriti në 288 milionë dollarë

schedule15:39 - 3 Korrik, 2024

schedule 15:39 - 3 Korrik, 2024

Ministria e Mbrojtjes e Republikës Çeke njoftoi këtë të mërkurë se vendi i ka dhuruar Ukrainës pajisje ushtarake me vlerë 288.42 milionë dollarë, përfshirë avionë dhe municione, deri në maj.

Republika Çeke deri më tani ka dërguar tetë avionë, 94.860 copë municion artilerie, 10.000 vetëm këtë vit, raporton Reuters.

Dërgesat deri më tani përfshijnë 62 tanke, 131 automjete luftarake të këmbësorisë, 26 mjete zbulimi kimike, 16 tanke kundërajrore vetëlëvizëse,  12 raketahedhës të shumëfishtë dhe armë të vogla.

Çekët ishin ndër të parët që dërguan ndihma për ukrainasit pas fillimit të luftës në shkurt 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!