TIRANË- Padija për të vepruar si duhet kur e ëma pati nevojë për ndihmë e ka bërë Erenikun të kërkojë më tepër informacion.
Ndryshe nga shumë të tjerë që kalonin indiferent ndërsa mjekë e infermierë të urgjencës demonstronin pranë liqenit artificial në Tiranë se si jepet ndihma e parë i riu nuk hezitoi të ndalojë e të bëjë pyetjet e tij.
“Më ka ndodh me mamanë time, i ra gjendje të fikti dhe e ndihmoi nëna ime. Unë ty isha, e ndjeva veten pak pasiv ngaqë nuk dija çfarë të bëja, më erdhi keq. Tani jam më ndryshe. Nëse I ndodh nënës ose dikujt tjetër do mundohem ti jap ndihmën e parë”
Ndihma e parë shpëton jetë. Por pavarësisht fushatave mjekët e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore përherë në vijë të parë thonë se ka ende nevojë për ndërgjegjësim.
Thirrjet më të shpeshta për ndihmë në drejtim të tyre kanë të bëjnë me problemet kardiake dhe këtu si fillim duhet fituar beteja me kohën.
“Nëse I kalojnë 10 minuta, nëse nuk bëjmë asgjë dëmtime janë të parikthyeshme, pacientin mund ta kthejmë në jetë, por pacienti mbetet invalid, nuk do e kthejmë si ishte para. Jo përherë shërbimi mjekësor mbërrin për dhjetë minuta, dy duar të orientuara si duhet mund të fitojnë minuta të çmuara”
Pasi keni telefonuar 127 dhe prisni urgjencën bluzat e bardha sugjerojnë.
“Një dorë tek balli dy gishta tek mjekra hapen rrugët e frymëmarrjes dhe gjuha do të tërhiqet para. Nëse ne nuk shohim ulje ngritje të gjoksit, duhet të nisë masazhi kardiak. Në qendër të gjoksit shputa e dorës, tjetra sipër, me forcën e trupit masazh kardiak. 5 -6 cm tek I rriturit 3- 4 cm tek fëmija”
Sëmundjet e zemrës sipas mjekëve janë shkaku I parë I vdekjeve dhe në shumë raste me disa veprime të thjeshta mund të shpëtohen jetë.
“Të jemi gati dhe të veprojmë”/abcnews.al