Mesfushori portugez i Manchester City, Bernardo Silva ka hyrë në vitin e 5-të të tij te skuadra angleze. Për formacionin e Pep Guardiolës portugezi është kthyer në një lojtar kryesorë, por pavarësisht kësaj Silva nuk ka qenë gjithmonë i lumtur te citizenët.
Në një intervistë për mediat anglezë mesfushori portugez foli për periudhën kur mendonte të largohej nga Manchester City.
“Ndihesha pak i vetmuar në atë kohë dhe nuk isha i kënaqur me jetën time, kështu që fola me Cityn. Kur nuk je i lumtur, nuk e bën punën tënde aq mirë sa po të ishe i lumtur. Isha mirë fizikisht, por kur nuk e bën punën tënde me një buzëqeshje në fytyrë, nuk do ia dalësh aq mirë.
Por dëshira për t’u larguar nuk kishte të bënte me klubin. Më pëlqen Man City. Pas gjithë kësaj, asgjë nuk ndodhi. Unë qëndrova dhe do të bëj gjithmonë më të mirën time ndërsa përfaqësoj Cityn. Nuk është vetëm Bernardo, ka edhe dy ose tre lojtarë të tjerë që duan të largohen, por ata kanë një kontratë”, përfundoi portugezi. /f.a/abcnews.al