“Ndihesha aq e paplotësuar nga rolet që luaja”, Jennette McCurdy heq dorë nga aktrimi

schedule07:54 - 3 Mars, 2021

schedule 07:54 - 3 Mars, 2021

Jennette McCurdy ka hequr dorë nga aktrimi. Gjatë episodit të fundit të podkastit të saj “Empty Inside”, 28-vjeçarja zbuloi se u largua nga aktrimi disa vjet më parë, duke pranuar se e urrente karrierën e saj. McCurdy u bë e famshme në 2007 për portretizimin e Sam Puckett në iCarly të Nickelodeo dhe më vonë me rolin në Sam & Cat së bashku me Ariana Grande.

“Unë u largova disa vjet më parë sepse fillimisht nuk doja ta bëja këtë gjë. Nëna ime më përfshiu kur isha gjashtë vjeç dhe kur isha 10 ose 11, isha mbështetja financiare për familjen time. Familja ime nuk kishte shumë para dhe kjo ishte rruga për të dalë, e cila në fakt mendoj se ishte e dobishme për të më çuar deri në një farë shkalle suksesi.”, rrëfeu Jennette.

iCarly's Jennette McCurdy Is 'Ashamed' of Her Past Acting Work

“Gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë, aktrimi ishte i vështirë për mua. Fillova t’i vendosja nervat nën kontroll kur nisa të bëja disa tërheqje, por në fund u largova pasi nëna ime ndërroi jetë sepse me vdekjen e saj vdiqën shumë nga idetë e saj për jetën time. Përvoja ime me aktrimin është, më vjen shumë turp për pjesët që kam bërë në të kaluarën. Unë e urrej karrierën time në shumë mënyra. Ndihesha aq e paplotësuar nga rolet që luaja.”, vijoi më tej ajo. /abcnews.al