Ndiheni herë pas here në gjendje të plogësht? Zef Gjeta tregon kombinimet e çajrave që duhet të konsumoni

schedule12:11 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 12:11 - 19 Dhjetor, 2022

Këtë të hënë në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit” është folur për çajrat që na ndihmojnë për të dalë nga gjendja e plogësht, në të cilën ndodhemi.

Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta, ka treguar vetitë kuruese të tyre dhe se si duhen përdorur. Ai është ndalur edhe disa elemente shtesë, që duhet t’i shtojmë çajrave, si limoni apo mjalti.

“Është i njohur fakti që kur ne jemi të lodhur, kjo shfaqet edhe me një farë dehidratimi të trupit të njeriut. Ose si të thuash, këto janë shkak dhe pasojë, herë njëra dhe herë tjetra, ndikojnë në këtë mënyrë që ne të kemi një situatë jo pozitive dhe çaji ndikon në një dehidratim të mirë. Pra, në qoftë se ne nuk na e ka qejfi që të pimë ujë në këto momente, një çaj është më ndryshe dhe sidomos kur këtë çaj e kemi të ëmbëlsuar me një lug mjaltë, gjithmonë të hedhur pasi çaji ka ardhur në temperaturën normale, sepse mjalti pastaj do t’i humb vlerat e veta. Pra, në këtë kuptim, pavarësisht se cilat janë shkaqet e vështirësuara të një gjendje të trupit tonë, në gjendje si të fjetur dhe nuk po organizohemi, është shumë mirë që ne ta kapërcejmë duke përdorur krahas gjërave të tjera dhe çajrat. Pra, një ushqim i balancuar, një dietë me fruta perime të shtuara, por çajrat kanë një efekt pozitiv dhe në këtë rast mund të përmendim disa prej tyre, duke filluar nga çaji i malit, apo rigoni dhe për të ndihmuar akoma më shumë në zgjimin e njëriut duhet të presim disa feta me xhinxher dhe një fetë limon, pra duke përzierë të gjitha bashkë dhe një lugë mjaltë, do të ndihmojë që çaji të na bëjë më efekt pozitiv”, tha ndër të tjera Profesori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!