Ndihen të vetmuar/Të moshuarit në Japoni arrestohen vullnetarisht

schedule11:35 - 21 Mars, 2018

schedule 11:35 - 21 Mars, 2018

Të moshuarit në Japoni vendosin të kryejnë krime të vogla, në mënyrë që të arrestohen dhe të shkojnë në burg. Një vendim i qëllimshëm pasi sipas tyre në burg nuk ndihen të vetmuar, madje një pjesë e madhe e tyre e përsërit këtë eksperiencë më shumë se njëherë.

Në Japoni autoritetet janë të shqetësuara për një fenomen të cuditshëm i cili është përhapur shumë në vend. Të moshuarit kryejnë krime të lehta, si vjedhje të vogla me qëllim që të arrestohen. Kjo sepse ndihen të vetmuard he preferojnë të qëndrojnë në burg ku të paktën janë të rrethuar nga njerëz dhe pse të dënuar. Madje ka nga ata të moshuar që e kanë ndjekur këtë praktikë më shumë se një herë. Një fenomen që prek më shumë gratë e moshuara të cilat shpesh jetojnë të mbyllura në shtëpi të rrethuara nga një shoqëri nga më maskilistet në botë. Për këtë arsye për një pjesë të madhe të tyre burgu bëhet një domosdoshmëri, një zgjedhje jete.

Burgosja vullnetare në vend është një fenomen që po rritet aq sa qeveria japoneze ka vendosur të marrë masa. Në kombin më të moshuar në botë, një i burgosur në pesë është më i moshuar se 65 vjec. Rezultati tani është se burgjet nuk kanë më vende për këta të moshuar dhe shpenzimet mjekësore në këto ambjente janë rritur me 80 për qind në dhjetë vitet e fundit.

Qeveria i ka premtuar kësaj shtrese të shoqërisë një lloj asistence publike. Dhe duke hetuar për këtë fenomen u zbulua se 40 për qind e tyre jetonin vetëm në momentin që kanë kryer krime. Në ambientet e burgut të moshuarit gjejnë me të dënuarit e tjerë por dhe me personelin e burgut, marrëdhënie njerëzore që i kishin humbur në jetën e përditshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!