Në një intervistë, në emisionin “Real Story” në ABC News deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, foli për situatën politike në vend, përçarjen e opozitës, aksionet e SPAK si edhe raportin me Ilir Metën.
Gjatë kësaj interviste, deputetja e PL shtoi se angazhimi 30-vjeçar në politikë ka edhe koston e saj.
“Unë ka një eksperiencë që mund të them se nuk intimidohet dhe kërcënohem. Për shkak edhe të karakterit, që këshu ndoshta ka ndikuar edhe Ilir Metës. Unë e kam njohur Ilir Metë në moshën 17 vjeç për t’u lidhur jam lidhur në moshën 20 vjeçare. Të gjitha thashethemet që sponsorizohen në media kanë ardhur me origjinë nga bashkia e Tiranës”, tha ajo.
E pyetur nëse ndjehet e tradhtuar, Kryemadhi u shpreh se më shumë ndjehet e zhgënjyer.
Pjesë nga intervista:
Vetmia që e reflektoni shumë, dolët për një nismë ligjore, por u duk se ishit vetëm. A ndihet e tradhtuar Monika Kryemadhi?
Monika Kryemadhi: Nuk mund të them se ndihem e tradhtuar, se nuk I kam ftuar në aksion politike, gjithmonë janë përfshirë. Ndihem e zhgënjyer, sepse ka një gjë në jetën politike se në jetën shoqërore njerëzit kanë interesat e tyre. Në jetën politike, një politikan e bën të suksesshëm dhe solid karakteri. Ti mund të mos jesh dakord me qëndrimet e mia politike, por qëndrimi njerëzor për shkak të një eksperience 20 vjeçare apo 30 vjeçare. Më vjen për të qeshur kur shoh që ka njerëz që kanë frikë t’i urojnë edhe ditëlindjen Monika Kryemadhit për 50 vjetorin. Kështu që ndoshta është më mirë kjo gjë. Më mirë tani se më vonë, ajo që mendoj vetëm nuk jam përkundrazi kam shumë miq mikesha shokë që janë krah meje, por për një gjë jam e qetë që grupi që kam bërë dosjen e inceneratorëve nuk është njohur nga ky staf që drejtojnë PL. Do shikojmë që karakteret njerëzore në politikë tjetërsohen edhe për shkak të frikës, edhe për shkak të transaksioneve.
Transaksione? Edhe brenda partisë tuaj?
Monika Kryemadhi: Po pse jo, ka sa të duash. Mjafton të shikosh fotografitë dhe do vësh re ndryshimin
Tek puna e ndryshimit mund tu them dhe që keni ndryshuar
Monika Kryemadhi: Unë nuk e mohoj që kam ndryshuar, edhe unë nuk do ta lejoj veten time që të rrudhosem
/abcnews.al/