“Ndihem e pikëlluar sikur ta njihja”, Ami për tragjedinë në Himarë: Sa gjynah jemi

schedule19:59 - 2 Gusht, 2022

schedule 19:59 - 2 Gusht, 2022

Edhe moderatorja e njohur, Amarda Toska, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Himarë, ku një 7-vjeçare mbeti e vdekur pasi u godit nga skafi me drejtues Arjan Tasen.

Përmes një postimi në Instastory, ajo thotë se ndihet e pikëlluar sikur ta njihte. Sipas Amit, bregdeti është një kaos dhe jemi për të ardhur keq.

LEXO EDHE: Revoltohet Fevziu: Ligjin në det e bëjnë lacat me zinxhirë floriri dhe fëmijët e biznesmenëve të papërgjegjshëm

“Dhimbje e madhe për rastin fatal sot. Ndihem e pikëlluar sikur ta njihja…, dhe më shumë! Kaos përsëri bregdeti ynë, sa gjynah jemi!!!

Zoti u dhënë forcë prindërve!”, ka shkruar moderatorja./abcnews.al

LEXO EDHE: “Në djall, krudot, shampanjat e shezlonget luksoze”, Einxhel shpërthen për tragjedinë në Himarë: S’keni mendere

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!