“Ndihem e lumtur për të”, Rihanna flet për ndryshimin drastik të Adele

schedule14:52 - 24 Nëntor, 2020

schedule 14:52 - 24 Nëntor, 2020

Pasi bota foli rreth ndryshimit drastik në trup të Adele, ishte radha e Rihanna-s për të thënë diçka në lidhje me këngëtaren angleze, me të cilën ka ruajtur një raport të ngushtë prej një dekade. Sipas gazetës britanike “The Mirror”, autorja e hitit “Work” është shprehur se mikja e saj dukej shumë bukur edhe më parë, por tani ka më tepër vetëbesim.

Adele dukej e mahnitshme para transformimit dhe po ashtu edhe tani. Mund ta shikoni se sa e lumtur duket. Është e qartë se transformimin e bëri për veten dhe jo për t’ju bërë përshtypje askujt dhe unë jam shumë e lumtur që shoqja ime duket me kaq vetëbesim dhe e kënaqur.“, tha Rihanna.

Adele's Letter About Rihanna is Actually How Most People Probably Feel  About Adele – One Country

Ylli 32-vjeçar nga Barbados ka treguar më parë se kishte marrë pjesë në ceremoninë e “Brit Awards 2012” vetëm për të parë Adele. “Nuk isha për ndonjë çmim apo për të performuar. Isha thjesht për ta parë atë. Ajo nuk ia ka idenë sesa shumë e dua. Albumi i saj “21” më ka prekur shumë.”, është shprehur Rihanna. /abcnews.al