Ndihej keq që në mëngjes, nipi zbulon fjalët e fundit të Maradonës

schedule10:16 - 26 Nëntor, 2020

schedule 10:16 - 26 Nëntor, 2020

Pasditen e djeshme me orën tonë Maradona pësoi një sulm fatal në zemër, dy javë pasi kishte kryer një operacion pas një goditje në tru. Nga Argjentina zbulojnë edhe momentet e fundit në këtë jetë të legjendës së futbollit botëror.

Nipi i tij, Johnny Esposito zbardh disa nga momentet e Diegos para ndarjes nga jeta. Teksa ndodhej në shtëpinë e tij në Tigres, Buenos Aires, Maradona kishte zbritur për të ngrënë mëngjes.

 

Gjatë bisedës me nipin ai kishte shfaqur shqetësime. “Nuk jam mirë, do shkoj të shtrihem sërish”, mësohet të jenë fjalët e fundit të ish-yllit të Napolit e Barcelonës.

Maradona në shtëpinë e tij ndiqej nga një infermiere, e cila ishte edhe personi, që njoftoi ambulancën, ndërhyrja e së cilës nuk mundi ta shpëtojë ish-kampionin e Botës. Ai kishte vdekur para se ndihma të vinte.

Maradonës do i bëhet një autopsi për të zbuluar shkakun konkret të ndarjes nga jeta, teksa me orën lokale në Buenos Aires ai vdiq rreth mesditës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!