N’Diaye përforcimi i parë, Dinamo pret sulmues nga Italia

schedule13:01 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 13:01 - 4 Dhjetor, 2019

Dinamo përballet me Tërbunin të shtunën, ndërkohë që trajneri Fabrizio Cammarata nuk do të ketë të gatshëm për këtë sfidë mbrojtësin Xhorxhian Boçi. Blutë gjithsesi i gëzohen gatishmërisë së Lamine N’Diaye, senegalezit që në të shkuarën ka provuar të luajë në Serie C me Renate dhe vjen në Shqipëri pas një eksperiencë në Spanjë me Marbella, në Segunda B (liga e tretë).

Blutë e kryeqytetit po mendojnë të bëjnë edhe të tjera afrime, teksa në njoftimin e bëtë paralajmërojnë afrimin e një sulmuesi nga Serie B italiane. Emri i lojtarit mbahet sekret.

NJOFTIMI – “Dinamo vazhdon përgatitjet me intensitet të lartë në prag të ndeshjes kundër Tërbunit. Skuadra e drejtuar nga Cammarata ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës, ndërkohë për sfidën e së shtunës  e sigurt është mungesa e Boçit, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Atmosfera në ekip është mjaft e mirë dhe lojtarët janë me besim të plotë për të marrë fitoren e parë në kampionat, ndërkohë i gjithë ekipi blu është shlyer financiarisht nga drejtuesit e ekipit. Prej disa ditësh në stërvitje me dinamovitët është bashkuar edhe sulmuesi senegalez me nënshtetësi italiane, Lamine N’Diaye, i cili mund të jetë i gatshëm që nga ndeshja e radhës.

N’Diaye ka qenë pjesë e moshave të Interit dhe Lazios, ndërsa së fundmi qe pjesë e FC Marbella në Spanjë. Shumë shpejt pritet të mbërrijë në kryeqytet edhe një tjetër sulmues nga Serie B, për llogari të 18 herë kampionëve të vendit!”, shkruan klubi dinamovit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!