Një 70-vjeçar është arrestuar në Lushnje. Ky shtetas dyshohet se nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, për të djegur mbeturinat, dhe si pasojë e erës zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur rreth 50 ha tokë të mbjellë me pemë frutore dhe ullishte, si dhe u rrezikuan disa banesa përreth.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të Policisë, Zjarrfikëses, Emergjencave Civile dhe të Bashkisë, është bërë i mundur evakuimi i banorëve nga zona e rrezikuar, si dhe shuarja e vatrave të zjarrit.
Për këtë rast u procedua penalisht edhe një 37-vjeçar, banues në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, pasi ka tentuar të pengojë punonjësit e Policisë për shoqërimin e banorëve të pranishëm në vendngjarje, në momentin e rënies së zjarrit./abcnews.al