Policia ka proceduar një person për zjarrvënie. Ai ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat në Kashar por flakët u përhapën për shkak të erës, duke bërë që të digjen sipërfaqe toke me bimë të ndryshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./abcnews.al