Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndezi zjarr në varrezat e fshatit/ Vau i Dejës, arrestohet autori. Dyshohet se shkaktoi disa episode

schedule10:02 - 28 Korrik, 2025

schedule 10:02 - 28 Korrik, 2025

Ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me shkurre, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka ndezur disa herë zjarr, gjatë ditëve të fundit, në fshatin Barbullush.

Si rezultat i punës hetimore dhe i veprimeve të shpejta për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë shtetasin L. Rr., banues në fshatin Barbullush.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në varrezat e fshatit Barbullush dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me shkurre. Nga flakët nuk janë dëmtuar varret.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!