Ndezi zjarr në një sipërfaqe toke, por flakët dogjën pemë frutore dhe një stallë bagëtish, pranga 64-vjeçarit në Shkodër

schedule11:37 - 1 Gusht, 2024

schedule 11:37 - 1 Gusht, 2024

Një 64-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Shkodër, pasi akuzohet për zjarrëvenie në fshatin Pentar.

Sipas informacioneve të policisë, 64-vjeçari ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Pentar dhe nga përhapja e flakëve janë djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë frutore, një stallë bagëtish dhe një koshere bletësh.

“Policia identifikon dhe vë në pranga një shtetas të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Pentar.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Shkodër, u bënë identifikimi dhe ndalimi i shtetasit: 64 vjeç, banues në fshatin Mali i Gjymtit.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Pentar dhe nga përhapja e flakëve janë djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë frutore, një stallë bagëtish dhe disa koshere bletësh.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!