Ndezi cigare në avion dhe sulmoi stafin, arrestohet turisti “i çmendur”

schedule14:52 - 9 Gusht, 2022

schedule 14:52 - 9 Gusht, 2022

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Tel Avivi në ishullin grek Kos. Një turist 39-vjeçar nga Izraeli ndezi një cigare në tualetin e avionit dhe si pasojë u aktivizuan sensorët e tymit të avionit dhe ekuipazhi u alarmua.

Ndërkohë, 39-vjeçari u arrestua për prishje të qetësisë dhe shkelje të urdhrave të drejtuesit të stafit. Ky i fundit ka urdhëruar që t’i bëhet një kontroll gjatë fluturimit, pasagjerit, teksa ai është inatosur dhe ka nisur të sulmojë verbalisht stafin.

Drejtuesi informoi menjëherë Kullën e Kontrollit të Kos për incidentin dhe nga ana e tij zyrtarët e aeroportit informuan policinë.

Kështu, sapo avioni u ul mesditën e së hënës në aeroportin e Kosit, dy policë kanë hyrë në të dhe kanë vënë menjëherë në pranga 39-vjeçarin, i cili tashmë do të thirret për të dhënë shpjegime në gjykatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!