Një 25 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për zjarrvenie të qëllimshme në Troina të Siçilisë.
Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga ka rënë i riu shqiptar dhe një 80 vjeçar italian të cilët ishin fermerë në këto zona. Sipas informacioneve dy të arrestuarit akuzohen se kanë ndezur disa vatra zjarri rreth zonës aty pranë.
Veprimi i tyre u ndërpre nga Karabinierët, të cilët patrulluan zonën që bashkon krahinat e Enna dhe Messina. Shqiptari pasi ka konstatuar praninë e efektivëve u përpoq të arratisej, mirëpo menjëherë u kap nga karabinierët.
Nga kërkimi i mëvonshëm disa mjete u gjetën në vend, të përbëra nga bombola të vogla që përmbanin karburant dhe ndezës të ndryshëm.
Zjarret e përhapura në të gjithë rajonin e Sicilisë rrezikojë disa banesa në qytetin e Catanias, ku dhjetëra banorë janë evakuuar dhe aeroporti ka mbyllur fluturimet.e.su./abcnews.al