Vetëm 13 minuta kanë mjaftuar që të zhbllokohet sfida, mes “Bardhebluve” të Tiranës e “korçarëve” të Skënderbeut, me këta të fundit, që kanë arritur të gjejnë golin e parë të ndeshjes, në “mitikun” e kryeqytetit, “Air Albania”.
Pas një ekzekutimi perfekt të goditjes së këndit, nga Liço, topi kapet bukur me kokë nga “bomberi” 21-vjeçar, Nnamdi Franklin Ahanonu, i cili me një goditje potente dërgon topin në rrjetën e “Bardhebluve”. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al