Pas një pjese të parë të zjarrtë, ku nuk arritën të gjenin golin, “helvetët” e Zvicrës më në fund gjejnë avantazhin në fillimin e pjesës së dytë, duke i dhënë fund kështu rezistencës së “Dardanëve” të Kosovës.
Një asist fantastik, nga Denis Zakaria kapet bukur nga “pistoni” i krahut, Ruben Vargas, i cili me një goditje potente mposht portierin Visar Bekaj, duke nisur festën e tifozëve “helvetë” në shkallët e stadiumit të Bazelit, “St.Jacob-Park”. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: