Bllokimi që i bëri kryetares se Kuvendit, Lindita Nikolla të enjten në përfundim të seancës po i kushtojnë 10 ditë përjashtim Gazment Bardhit, kreut të grupit parlamentar të PD. Socialistët në Sekretariatin e Etikës, të njëjtin ndëshkim dhanë dhe për 7 deputetë të tjerë të grupit të tij dhe të Berishës.
Gazment Bardhi së bashku me Albana Vokshin, Elda Hotin, Luan Bacin e të tjerë, të enjten nuk lejuan të votohen ligjet, duke u shpërndarë në të gjithë karriget e ministrave e duke ua marrë kartat elektronike të votimit.
Këto veprime, sipas kërkuesve për masë disiplinore, krijuan kaos, për pasojë demokratët morën ndëshkimin më të rëndë që parashikon rregullorja, përjashtim nga komisionet parlamentare dhe seancë deri të dielën e javës që vjen. Në Kuvend nga opozita ishte vetëm deputeti Asllan Dogjani.
Në seancën e datës 12 tetor do të zhvillohet mocioni me debat për ngjarjet në Veriun e Kosovës dhe pritet të miratohet një rezolutë, për të cilën po punojnë të dyja palët, si PS, ashtu dhe kërkuesit e parë të saj, PD e Bardhit. Por a do e zbatojnë këtë vendim deputet.
/abcnews.al