Ndëshkohen 9 biznese të tjera në jug

schedule14:35 - 5 Gusht, 2018

schedule 14:35 - 5 Gusht, 2018

Edhe pse janë paralajmëruar, subjektet në jug të vendit kanë vazhduar të operojnë të parregjistruara dhe nuk kanë lëshuar kupon tatimor. Kjo ka bërë që drejtoria e tatim taksave të vendosë bllokimin e tyre për 30 ditët në vijim.

9 subjekte të tjera në jug të vendit janë bllokuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor.
Shkaku sipas inpektorëvë është mos rregjistrimi në organet tatimore dhe moslëshimi i kuponit tatimor.
Dy prej këtyre subjekteve të ndëshkuar janë paralajmëruar edhe më parë nga tatimorët që të pajisin klientët me kuponin gjë që nuk e kanë bërë.

Janë kryesisht dyqane, hotele bare e restorante e pika tregëtimi me shumicë e pakicë në rrugën Sarandë-Bistricë, Sarandë Gjirokastër, Livadh, borsh e Himarë.
Shumicës prej tyre nuk i lejohet vazhdimi i aktivitetit për 30 ditët në vijim, duke bërë që të mos përfitojnë asgjë nga sezoni turistik i shumpritur.

Mentaliteti për të nxjerrë të ardhura sa më shumë të munden gjatë verës ka nisur të goditet nga inspektorët e tatim-taksave të cilët kërkojnë që të gjitha bizneset në jug të vendit të funksionojnë sipas ligjit duke mos toleruar asnjë që pretendon se aktiviteti që kryejnë është sezonal.
Prandaj Drejtoria e Hetimit Tatimor tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror./abcnews.al