Ndëshkohen 745 shoferë të “pabindur”, 5 të tjerë arrestohen të dehur. Rama: U hiqet patenta deri në 3 vite

schedule18:56 - 14 Mars, 2020

schedule 18:56 - 14 Mars, 2020

Shprehja popullore “me ujin, zjarrin dhe qeverine mos luaj”, duket se iu ka hyre nga nje vesh dhe iu ka dale nga tjetri mbi 700 shofereve ne te gjithe vendin. Atyre pasi iu jane marre patentat dhe lejet e qarkullimit nga uniformat blu, rrezikojne te mos i marrin pas per tre vjet. Arsyeja: shkelja e urdherit te nxjerre nga qeveria per ndalim qarkullimit me automjetet private.

745 drejtues mjetesh, 190 prej të cilëve në Tiranë, janë ndëshkuar nga policia pasi nuk zbatuan urdhrin për ndalimin e qarkullimit të aitomjeteve në rrugën urbane dhe interurbane. Deri tani, në kryeqytet policia u ka hequr patentat 120 drejtuesve të pabindur, të cilët pa pasur autorizimin përkatës, janë kapur në rrugët e Tiranës dhe në zona periferike duke lëvizur me mjetet e tyre personale, si dhe më shuë se një person brenda në mjet.

25 automjete janë bllokuar në 24 orët e fundit vetëm në kryeqytet, e ndërsa në të gjithë vendin policia ka arrestuar 5 shoferë, 4 prej të cilëve edhe pse pa pasur autorizimin, u kapën edhe në gjendje të dehur. Ndërsa në Shkodër, policia vuri në pranga një 54 vjeçar, për kundërshti të efektivëve të rendit, duke mos pranuar vendosjen e gjobës. Nurmi i shoferëve të shoqëruar në komisariate në të gjithë vendin shkon në 93.

Heqja e patentës deri në 3 vite, pritet që Qeveria ta zyrtarizojë edhe me miratimin e Aktitnormativ. Burime pranë ABC Neës, bëjnë me dije se drejtuesit e mjeteve që do t’u hiqet patenta e do të aplikojnë një të re, kohëzgjatja e saj do të shkojë deri në 6 muaj, e nëse sërish kontatohet në shkelje, rrezikon të mos ketë më leje drejtimi.

E shtuna, Tiranen e gjeti serisht një qytet ‘fantazmë’.

Shoferet e ‘pabindur’

745 drejtues të ndëshkuar me masë administrative

190 drejtues mjetet të ndëshkuar në Tiranë

120 patenta të hequra në Tiranë

25 automjete të bllokuara në Tiranë

5 drejtues mjetesh të arrestuar në të gjithë vendin

93 drejtues mjetesh të shoqëruar në komisariate. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!