Përjashtohen 24 zjarrvënësit demokratë/ 60 ditë jashtë Kuvendit Noka, Bardhi dhe Nallbati

schedule18:23 - 2 Tetor, 2024

schedule 18:23 - 2 Tetor, 2024

Pas tre orësh mbledhje, Sekretariati i Etikës në Kuvend ka vendosur masat ndëshkimore për 24 deputetët demokratë, të cilët shkaktuan zjarr dhe dhunë në seancën parlamentare të së hënës.

Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati janë përjashtuar nga seancat plenare për 60 ditë, Edi Paloka me 10 ditë ndërkohë që të tjerët nuk do të mund të marrin pjesë në seanca për 40 ditë.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kamerave të sigurisë në Kuvend. PS kërkoi marrjen e masës disiplinore ndaj tyre, për shkak të tensioneve dhe dhunës së krijuar në seancën parlamentare të së hënës nga deputetët, të cilët kundërshtuan dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg.

PS kërkoi masë ndëshkimore për deputetët: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho. /abcnews.al