Rikthehet Magjia e Champions, por pa tifozë. Gjithsesi ata do të ngulen para TV-ve, me ndonjë birrë përpara, dhe të përjetojnë emocionet e përballjeve mjaft të forta. Sonte zbresin në fushë klube që e duan këtë trofe dhe në Torino Juventusi do të tentojë të përmbysë humbjen e parë në Francë.
Lyon sigurisht nuk hap rrugë, ndërkohë që trajneri Sarri përballet me disa mungesa për shkak dëmtimesh. Tekniku italian ka vendosur që sonte të mos e zgjedhë nga fillimi Dybala dhe në sulm Higuain do të ketë mbështetjen e Ronaldo dhe Cuadrado.
Takimi tjetër është “big”. Manchester City pret spanjollët e Real Madrid dhe është favorit, duke parë që ka fituar ndeshjen e parë në Spanjë me rezultatin 2-1. Gjithsesi në ndeshje të këtij niveli gjithccka mund të ndodhë dhe Reali i Zidane jo më kot ka fituar Champions League më shumë se asnjë ekip tjetër. /abcnews.al
CHAMPIONS LEAGUE – 1/8 E FINALEVE
E premte, më 7 gusht 2020, ora 21:00
Juventus-Lyon (0-1)
Manchester City-Real Madrid (2-1)