“Ndeshje të paharrueshme”, Perez: Mbappe? Kush është, e kemi harruar tashmë

schedule11:55 - 29 Maj, 2022

schedule 11:55 - 29 Maj, 2022

“Jam i lumtur, kemi punuar gjatë gjithë sezonit për të arritur deri këtu. Këtë vit ne patëm një sezon të mirë në përgjithësi. E bëmë duke fituar ligën dhe duke eliminuar shumë ekipe të mëdha dhe qe nga te tjerët shiheshin si kandidate për të fituar. Po flasim për kundërshtarë të nivelit të Ligës së Kampionëve. Kemi përjetuar vërtet ndeshje të paharrueshme”, kështu e nisi deklaratën e tij presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, pas fitores së Champions League.

Ndër të tjera numri 1 i klubit foli edhe për portierin i cili ishte më i miri i ndeshjes ndaj Liverpool, për Ancelottin, ndërsa nuk i shpëtoi edhe pyetjes për Mbappe.

Courtois? “Thibaut ka pasur një sezon spektakolar, ai është portieri më i mirë në botë dhe kjo është arsyeja pse ne e sollëm atë në Real Madrid. Ndoshta shume ne fillim patën dyshime, por fusha flet ne fund”.

Ancelotti? “Fakti që ai ka fituar katër Champions League si trajner do të thotë diçka. Carlo është një dirigjent i mirë, ai i njeh shumë mirë lojtarët dhe Real Madridin. Di te menaxhoje te gjitha situata”.

Mbappe? Kush?! Mbappe është harruar tashmë, ne kemi pasur një sezon perfekt dhe do të vazhdojmë të punojmë për të rekrutuar lojtarët më të mirë qe janë në merkato. Duam te fuqizohemi edhe me shume”.

Praktikisht, Perez ka mbyllur kapitullin Mbappe dhe tashme është gati qe dhuratën e pare ta beje duke siguruar Tchuameni nga Monaco. Siç raporton ‘Sky’, mëngjesin e sotëm ka pasur një takim të ri mes drejtuesve të klubit kampion të Europës dhe ndërmjetësve që po kryejnë negociatat për blerjen e Aurelien Tchouameni, mesfushorit të Monacos.

Real Madridi ka ndarë 70 milionë euro, klubi i principatës kërkon 80 por synimi është mbyllja e shpejtë e marrëveshjes, për të shmangur përfshirjen e klubeve të tjera. Një objektiv kryesor. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!