Bayern Munchen është gati për përballjen me Eintracht Frankfurt, duel që nis pas më pak se një ore. Ekipi i Niko Kovac do të tentojë fitoren dhe shpreson të ndalet Gladbahu i vendit të parë.
Sot është një ditë speciale për Thomas Muller. Sulmuesi bavarez është zgjedhur titullar për sfidën e sotme, që është e 500-ta në total me fanellën e ekipit të zemrës mbi supe.
Muller do të luajë në rolin e mesfushorit dhe shpreson të shënojë dhe fitojë. Goli do e kthente në të paharrueshme këtë ndeshje jubilare të 30-vjeçarit gjerman. /abcnews.al