Kategoria Superiore ka hyrë në fazën më të nxehtë dhe sezoni i skuadrave shqiptare, sa vjen e bëhet edhe më i vështirë. Java 21 në elitën e futbollit shqiptar prodhoi spektakël dhe disa gola të bukur, por rezultate surprizë nuk pati.
Ndoshta barazimi i Teutës me Luftëtarin ishte i vetmi rezultat i papritur këtë javë, por ekipet tjera pretendente, fituan. Tirana mposhti 0-1 Vllazninë, ndërsa Kukësi fitoi 3-1 kundër Laçit. Triumf edhe për Partizanin, që mposhti pastër 2-0 Flamurtarin.
Java 22 ka rezervuar disa sfida delikate për ekipet e kreut. Tirana pret Skënderbeun të shtunën, që është dhe sfida hapëse e kësaj jave. Partizani dhe Kukësi luajnë në transfertë, respektivisht kundër Laçit dhe Bylisit. Teuta pret Vllazninë, ndërsa Luftëtari dhe Flamurtari përplasen në Gjirokastër./abcnews.al
Kategoria Superiore – Java 22
E shtunë, më 15 shkurt 2020
Ora 17:00 | Tirana-Skënderbeu
E diel, më 16 shkurt 2020
Ora 14:00 | Laçi-Partizani
Ora 14:00 | Bylis-Kukësi
Ora 14:00 | Luftëtari-Flamurtari
Ora 17:00 | Teuta-Vllaznia