Goli ndaj Nice solli jo vetëm fitoren e PSG-së, por u bë edhe një tjetër arritje personale e Lionel Messit. Tifozët e argjentinasit do të jenë veçanërisht të kënaqur.
Fakti është se Messi shënoi golin e 702-të në Evropë, i cili e lejoi atë të kalonte përpara Cristiano Ronaldo (701).
Portugezi luajti në 949 ndeshje në klubet evropiane, ndërsa argjentinasi vetëm 841 ndeshje.
Argjentinasi gjithashtu regjistron edhe 298 asistime. /G.D abcnews.al/