Pas gjashtë fitoreve radhazi, ndalesa e parë për Mourinhon në krye të Romës erdhi në shtëpi nga Verona. Mesjava i ofron kryeqytasve mundësinë e rikthimit te fitorja ndaj Udineses.
“Ashtu si kur fituam në tre ndeshje të Serie A dhe tre në Ligën e Kampionëve unë nuk hyra në eufori, tani nuk do të hyj në probleme të mëdha,” u shpreh Mourinho në prag ndeshje.
“Ne humbëm një ndeshje, nuk luajtë mirë, nuk kam pse të vazhdoj akoma me ktë. Për lojtarët e mi, natyrisht, po, ne e analizuam lojën në detaje, për të parë të ardhmen dhe jo më në Verona sepse ato jana pikë të humbura që ne nuk mund t’i rikuperojmë më,” përfundon Special One. /abcnews.al/