Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur mbështetjen e saj për Kosovën në ndeshjen ndaj Turqisë, në finalen e play off për pjesëmarrjen në Botërorin 2026.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, shihen përfaqësues të ambasadës, të cilët kanë veshur uniformën e përfaqësueses së Kosovës.
“Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, po ju brohorasim, luani fuqishëm dhe bëjeni Kosovën krenare”, shkruan Ambasada e SHBA-së në Kosovë./abcnews.al


