Klubi i napolit ka njoftuar se me rastin e ndeshjes Udinese-Napoli, të planifikuar për të enjten më 4 maj në orën 20:45, në stadiumin “Maradona” do të zhvillohet një event special. Me një komunikatë zyrtare, ata kanë orientuar tifozët e skuadrës së tyre.
“Tifozët e kaltër do të mund ta ndjekin ndeshjen në ekranet gjigante të vendosura brenda perimetrit të fushës. Biletat për mbrëmjen do të dalin në shitja nga sot më 2 maj, ora 15:00, me çmimin 5 euro për secilin sektor. Për më tepër, do të ketë edhe 600 vende të veçanta në tribunën Posillipo.
Deri në orën 18:00 të datës 2 maj, shitja e biletave do të jetë e rezervuar për abonentët të sezonit. Nga ora 18:30 do të nisë shitja për çdo pozicion pozicion të mbetur.
Të ardhurat nga eventi do të dhurohen për bamirësi”, shkruhej në njoftimin e klubit të Napolit./ h.ll/abcnews.al