Kukësi do të përballet me Tiranën kryesuese ditën e hënë, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të “Abissnet Superiore”, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës në orën 19:45.
Një sfidë e luftuar mes dy skuadrave kryesuese të kampionatit. Verilindorët në këtë takim do kërkojnë të mposhtin “bardh e blutë” për të shkurtuar diferencën mes tyre, me Tiranën që është 6 pikë para Kukësit, specifikisht verilindorët 14 pikë ndërsa bardh e blutë 10 pikë në 8 javë të luajtura.
Për këtë ndeshje skuadra kuksiane ka nxjerrë në shitje edhe biletat duke bërë publike edhe çmimet e tyre, teksa kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve për këtë duel.
Drejtuesit e Kukësit kanë vendosur dy pika kryesorë për shitjen e biletave, njëra është biletaria te stadiumi “Selman Stërmasi” ndërsa tjetra është në Shkodër te biletaria e stadiumit “Loro Boriçi”.
Çmimet e biletave variojnë si më poshtë:
TRIBUNA VIP – 3000 LEKË
TRIBUNA B – 2000 LEKË
TRIBUNA D – 1000 LEKË
TRIBUNA C – 500 LEKË
Tifozeria Mike
TRIBUNA A – 2000 LEKË
TRIBUNA E – 500 LEKË
/f.a/abcnews.al