Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho thotë se ndeshja ndaj Republikës Çeke, e vlefshme për Nations League, është e vështirë.
Gjatë konferencës për media, Sylvinho u shpreh se kuqezinjtë duhet të japin 100 përqind në fushë, për të marrë rezultat pozitiv.
“Gjithmonë, ndeshja e radhës është më e vështira, e rëndësishme. Janë në avantazh, kanë një pikë më tepër. Grupi është i ekuilibruar, i vështirë. Mund të ndodhë gjithçka, duhet të japim nesër në fushë 100 përqind nëse duam të marrim rezultat të mirë. Ne kemi avantazh që luajmë në stadiumin tonë.”, theksoi Sylvinho./abcnews.al