Flamurtari-Partizani do të jetë sfida hapëse e javës së 14 të kategorisë superiore. Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja tha për mediat se fitorja është objektivi i vetëm për keëtë ndeshje.
Një ndeshje ku nuk pranohet hapi fals. Flamurtari do të presë në shtëpi skuadrën e Partizanit në sfidën e cila do të startojë në orën 18:00. Vlonjatët janë të destinuar për tre pikët pasi e shohin veten në vendin e 6 ne kuoten e 19 pikëve. Në konferencën në prag të kësaj sfidë, trajneri Ilir Daja tha se skuadrës i duhen më shumë se kurrë tre pikët.
Ilir Daja: “Do të jetë shumë e vështirë, por ashtu siç kërkon Partizani për të ruajtur objektivat e veta, ashtu kërkojmë dhe neve rikuperimin në tabelën e klasifikimit. Kështu që nesër duhet që të kemi një qëndrueshmëri sa më të madhe taktike dhe nga ana psikologjike, në mënyrë që të shkojmë drejt asaj që kërkojmë marrjen e rezultatit pozitiv, marrjen e një 3 pikëshi.”/abcnews.al