Barcelona nuk mundi të shkojë më shumë se barazimi pa gola përballë Benficas në Camp Nou duke zbehur ndjeshëm mundësitë për kalimin në fazën tjetër të Champions edhe pse loja pati disa gjera pozitive.
Një nga më të spikaturit ishte i riu Gavi, cili edhe një herë e filloi ndeshjen si anësor i majtë fals si në derbi dhe u shfaq në një nivel të lartë në ndeshjen e tij të parë 90 minuta.
“30” ishte shumë preciz në kombinimin me shokët e tij duke humbur vetëm një pasim nga 35 që provoi. Përveç kësaj, Gavi ishte futbollisti i katalanasve që realizoi driblimet me të sukseshme (4) në ndeshje.
Marrëdhënoi e mirë më topin nuk ishte e vetmja gjë pozitive për spanjollin, pasi ai tregoi gjithashtu një sakrificë të madhe në mbrojtje duke rifituar topin 6 herë nga kundërshtari. r.t/abcnews.al