Al Hilal u shpall kampione e Arabisë Saudite në sezonin e fundit dhe tani po garon në Champions League e Azisë. Situata në ekip është shumë e keqe, pasi plot 15 futbollistë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Mes tyre edhe Sebastian Giovinco, sulmuesi i njohur italian. Ditën e djeshme ishte programuar të luhej takimi i kthimit me Shahr Khodrou, rivalët nga Irani. Al Hilal kërkoi shtyrjen e ndeshjes, por Konfederata aziatike nuk e aprovoi.
Siklet i madh për trajneri Razvan Lucescu, i cili mezi ia doli të mblidhte 14 futbollistë. 11 në fushë dhe 3 në stol, nga të cilët dy ishin portierë. Sfida e parë në Arabinë Saudite ishte luajtur shtatë muaj më parë.
Al Hilal triumfonte 2-0 në sfidën e 10 shkurtit falë golave të Carrillo dhe Gomis. Pavarësisht 15 mungesave dhe situatës shumë të vështirë, skuadra arabe ia doli ta mbyllte në barazim pa gola ndeshjen e djeshme, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. /abcnews.al